Rikthehet Lufta e Ftohtë, dy bombardues rus trembin Europën
Dy aeroplanë bombardues rus janë kapur "mat" në qiellin europian.

"BBC" shkruan se ata fluturonin nga drejtimi i Norvegjisë në veri të Spanjës, nsërsa pas tyre janë shfaqur aeroplanët luftarakë të Norvegjisë, Britanisë e Madhe, Francës dhe Spanjës, që po mbronin hapësirën ajrore të çdo vendi.

Sipas medieve ndërkombëtare, ky incident vjen në një kohë ku tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur së tepërmi.

Sipas korrespondentëve, frekuenca e bombarduesve rusë të përgjuara nga aeroplanët e NATO-s është rritur dukshëm periudhën e fundit.

Ndërkohë, Qeveria ruse ka nisur një stërvitje mbarëkombëtare për trajnimin e mbi 40 milionë njerëzve, për të siguruar që vendi është i përgatitur siç duhet në rast të ndonjë lufte bërthamore, kimike dhe biologjike që mund të vijë nga Perëndimi.

Lajmin e ka bërë të ditur sot, Ministria Ruse e Mbrojtjes, e cila ka thënë se "Skizofrenët amerikanë po mprehin armët bërthamore kundër Moskës".

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit po vazhdojnë të përkeqësohen pas anulimit të marrëveshjes për armët me plutonium, nga ana e Vladimir Putin, gjë e cila e ka shtyrë këtë të fundit të modernizojë arsenalin e saj bërthamor të sulmuesve me rreze të gjatë bërthamore, raketat balistike, kamione dhe nëndetëse bërthamore të armatosura. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori