2 arkivole të mbushur plot e përplot, sekuestrohen 300 kg kanabis
Policia kolumbiane bëri zbulimin e pazakontë të 300 kg kanabis i cili ishte fshehur brenda në dy arkivolë në zonën e Santander.

“Konfiskimi u krye pas një kontrolli që iu bë makinës për shërbime mortore, e cila përmbante dy arkivole,” tha komandanti rajonal i policisë Fabian Ospina.

Shoferi i cili po transportonte me makinën për ceremoni mortore drogën e fshehur në arkivola u ndalua.

Ju ftojmë të shikoni pamjet e operacionit policor:
Shtuar më 29/08/2019, ora 08:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori