185 viktima në veri të Nigerisë
Nga luftimet e ashpra që kanë ndodhur në veri të Nigerisë, mes ushtrisë dhe militantëve islamikë të Boko Haram , janë vrarë të paktën 185 persona.

Ditën e premte ka shpërthyer lufta në Baga, një qytezë në brigje të liqenit Chad, në veri të shtetit, ndërsa banorët vetëm sot arritën të ktheheshin në shtëpitë e tyre, siç njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Baga llogaritet të jetë baza kryesore e Boko Haram, i cili lufton kundër qeverisë nigeriane prej vitit 2009.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për vrasjen e civilëve. Në incidentin e fundit, i cili është më vdekjeprurësi i grupit militant, nuk dihet saktësisht se sa nga të vrarët janë civilë, dhe kush ishte përgjegjës për vrasjen e tyre.

Boko Haram kërkon të imponojë ligjin islamik në mbarë vendin, sidomos në Veri, ku ka shumë të krishterë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori