18 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Kinë
Pëlqej
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjetqytetin kinez Jilin, në verilindje të vendit.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur prej ditësh tashmë rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave.

Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,360 veta është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe të energjisë elektrike.

Përmbytjetqytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori