18 luftëtarë kurdë të vdekur pas sulmeve ajrore të Turqisë në Siri
Të paktën 18 luftëtarë kurdë, të cilët po luftonin të ashtuquajturin “Shteti Islamik” në Siri, kanë mbetur të vdekur pas sulmeve ajrore të Turqisë, shkruan BBC.

Milicia kurde ka deklaruar që pozicionet e tyre janë goditur nga disa sulme ajrore mëngjesin e së martës.

Ky grup është i mbështetur nga SHBA-të, të cilat e konsiderojnë si njërin nga komponentët kryesore në luftën kundër ISIS.

Ndërsa Turqia ka deklaruar që ka sulmuar terroristë të lidhur me Partinë Kurdistane të Punëtorëve.

Shtuar më 25/04/2017, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori