177 milionë persona të rrezikuar nga ndryshimet e klimës në botë
Pëlqej
Deri në fund të shekullit nëse emëtimet e dioksidit të karbonit do të vazhdojnë në normat aktuale, rreth 177 milionë njerëz në të gjithë botën të cilët jetojnë në zonat bregdetare, do të goditen nga përmbytje shkatërrimtare të shkaktuara nga rritja e nivelit të deteve. Shumica e vendeve më të rrezikuara nga përmbytjet janë në Azi. Në listën klasifikuese të 20 vendeve të para, janë edhe disa vende nga Europa.

Informacioni bëhet i ditur nga një studim i një organizate për klimat, që parashikon rrezikun e emëtimeve të gazrave serë në atmosferë dhe ngritjen e nivelit të detrave. Sipas studimit një në 40 persona, jeton në vendet në botë ku parashikohen përmbytje për shkak të ndryshimeve klimaterike. Në përgjithësi, tetë nga dhjetë vendet më të rrezikuara janë në Azi, kryesisht kinezët nga 41 deri në 63 milionë banorë. Në 20 vendet më të rrezikuara janë përfshirë të gjitha kontinentet, përveç Australisë.
Shtuar më 25/09/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori