17 të vdekur, rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali
Koronavirusi është përhapur tepër shpejt në Itali, duke shkaktuar edhe viktimën e 17 në shtetin fqinj.

Itali ka ndërruar jetë edhe një tjetër person, duke e çuar numrin e të vdekurve në 17. Ndërsa, numri i të prekurve paraqitet i madh.

Italia ka marrë masa për koronavirusin, një virus që është përhapur në thuajse mbarë vendin fqinj. Edhe ndërkombëtarët po bëjnë përpjekje për të izoluar virusin në fjalë.

Gjithashtu të Mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetit tha që për herë të parë virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës, nga ku e ka origjinën.

Në nivel global, më shumë se 80,000 njerëz në rreth 40 vende janë infektuar me koronavirusin e ri, i cili u shfaq në dhjetor. Pjesa më e madhe e të prekurve mbetet në Kinë.

Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi, ka vrarë më shumë se 2,700 njerëz deri më tani.
Shtuar më 27/02/2020, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori