Inter prezanton Ashley Young

Ashley Young është zyrtarisht futbollist i Interit. Mbrojtësi 34-vjeçar është afrimi i parë në merkaton e janarit, teksa është prezantuar nga faqja zyrtare e klubit zikaltër.

34 vjeçari vjen nga Manchester United dhe ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.


Shtuar 17.01.2020 19:56