16 mijë agjentë në rrugët e Londrës
Ditën e enjte parlamenti britanik do të mblidhet për të hartuar një përgjigje ndaj protestave që kanë përfshirë Anglinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri David Cameron, i cili ndërpreu pushimet në Itali dhe u kthye në vendin e tij për të menaxhuar krizën.

Komiteti qeveritar i emergjencave, Cobra, u mblodh paraditen e sotme pas dhunës së përhapur edhe në qytete të tjera angleze.

Sipas kryeministrit, gjatë takimit u vendos që mbi 16 mijë agjentë të tjerë policie do të vendosen në rrugët e Londrës ditën e mërkurë.

Numri i policëve që do të patrullojnë sot rrugët e Londrës do të jetë pesë herë më i madh se numri i zakonshëm i agjentëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur rendin në rrugët e Britanisë dhe për t’i bërë ato të sigurta për qytetarët që zbatojnë ligjin”, deklaroi Cameron.
Shtuar më 09/08/2011, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori