16 arrestime në operacionet antiterrorizëm në Belgjikë
Në sajë të 22 operacioneve të kryera nga policia belge gjatë ditës së djeshme, është arritur që të arrestohen plot 16 persona, por asnjëri prej të arrestuarve nuk është Salah Abdeslam, i dyshuari për vrasjet në Paris.

Nga ana tjetër, kryeministri belg, Charles Michel, ka konfirmuar faktin se niveli i alarmit në Bruksel do të vazhdojë të jetë maksimal. Ai ka nënvizuar më tej faktin se shkollat, universitetet dhe metroja në Bruksel do të vazhdonin të qëndronin të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme.

“Kemi elemente të mjaftueshme për të thënë se kërcënimi është serioz. Jemi të ndërgjegjshëm se një vendim i tillë vështirëson jetën ekonomike dhe profesionale të belgëve, gjithsesi do të vlerësojmë sërish situatën të hënën”, ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 23/11/2015, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori