153 viktima nga tėrmeti nė Iran
UPDATE - Mbi 153 persona kanė humbur jetėn dhe 400 tė tjerė janė lėnduar nga dy tėrmete qė kanė goditur Iranin veri-perėndimor, njofton AFP duke cituar njė deklaratė tė kreut tė shėrbimeve emergjente tė Iranit dhėnė agjencisė sė lajmeve ISNA.

“Sipas raporteve tė fundit, tė paktėn 153 njerėz kanė vdekur nga tėrmeti i sotėm. Rreth 400 janė lėnduar dhe janė transportuar nė Tabriz dhe Ardebil” e ka cituar agjencia INSA Golamreza Masoumin.

Dy tėrmetet e forta goditėn Iranin veriperėndimor, duke shkaktuar panik nė mesin e rreth 1.5 milion banorėve tė qytetit tė Tabrizit si dhe pėrtej kufirit, nė Armeni.

Qendra Sizmologjike e Universitetit tė Teheranit tha se tėrmeti i parė prej 6.2 tė shkallės Rihter kishte epiqendrėn rreth 60 kilometra nga Tabrizi.

Ky tėrmet u pasua nga njė tėrmet tjetėr prej 6 shkallė tė Rihterit.
Shtuar më 11/08/2012, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Cili ka qënë sukesi më i madh i Kombëtares shqiptare?
20%
20%
20%
20%
20%
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)