152 te vdekur nga rrezimi i avionit ne Pakistan
Albeu.com
Një aeroplan është rrëzuar sot në malet në veri të kryeqytetit pakistanez, Islamabad, duke vrarë të gjithë 152 pasagjerët në bord. Aeroplani, i cili po fluturonte nga Karachi në Islamabad, u rrëzua në malet Margalla.
Zyrtarët njoftuan se aeroplani humbi kontaktin me kullën e kontrollit disa minuta para aterimit. Nuk dihet shkaku i aksidentit.

Dy amerikanë ishin në mesin e viktimave, ka njoftuar zëdhënësi i ambasadës amerikane, por nuk ka detaje të tjera, raporton BBC.

Ministri i brendshëm pakistanez, Rrehman Malik, kishte njoftuar më herët se të paktën 5 të mbijetuar ishin dërguar në spital, por zyrtarët lokalë thanë më vonë se këto raporte ishin të gabuara.
Shtuar më 28/07/2010, ora 15:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori