150.000 rusë festojnë përvjetorin e tretë të aneksimit të Krimesë
Rreth 150.000 rusë u mblodhën në sheshin përballë Universitetit Shtetëror të Moskës, për të shënuar përvjetorin e tretë të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Tubimi përfundoi me këndimin e himnit kombëtar rus dhe me fishekzjarre, duke mos pasur ndonjë incident, raporton Sputnik, transmeton lajmi.net.

Çështja e aneksimit të Krimesë ka qenë si temë për të cilën Rusia shpesh ka marrë akuza nga shtetet e tjera, duke i kërkuar që këtë pjesë t’ia kthejë Ukrainës.

Atje shpesh zhvillohen sulme të ndryshme, ku si pasojë ka edhe vdekje të ushtarëve dhe civilëve të Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2017, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori