150 mijë veta kundër pensionit të Barrosos nga BE
Mbi 152 mijë vetë kanë firmosur një peticion të stafit të BE-së kundër ish-presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, dhe i është dorëzuar tre institucioneve kryesore të bllokut.

Në peticion kërkohet që Barroso të mos përfitojë më pensionin e BE-së për shkak të punësimit të tij tek banka "Goldman Sachs".

Firmëtarët e peticionit e konsiderojnë si "moralisht të dënueshëm" afrimin e tij me Bankën Amerikane të Investimeve, ndërkohë që vazhdon të përfitojë nga të ardhurat e ofruara prej Bashkimit Europian.

Nisma e peticionit u ndërmor në korrik, por që prej atëherë interesi për të u rrit duke shkuar përtej punonjësve të BE-së. /albeu.com/


Shtuar më 13/10/2016, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori