15-vjeçarja përdhunohet nga dy kushërinj e mbetet shtatzënë, familja e vret
Pëlqej
Hasreti ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga dy kushërinj më të mëdhenj. Pastaj, kur mbeti shtatzënë, familja, për të shpëtuar nderin, e vrau. Ngjarja ka ndodhur në Turqi dy vjet më parë, por çështja u rishfaq ditët e fundit, falë rihapjes së hetimeve të gjykatësit të Batmanit, qytet në Detin e Zi, ku ndodhi dhe drama.

Sipas gazetës “Hurriyet”, vajza mbeti shtatzënë, pa e ditur se cili ishte babai. Atëherë, 12 anëtarët e familjes, mes të cilëve gjyshi dhe gjyshja e Hasretit, tre xhaxhallarët dhe dy kushërinj, u mblodhën dhe vendosën për ta vrarë për të fshirë “turpin”. Asnjë masë nuk u mor ndërkohë kundër dy përdhunuesve. Njëri nga xhaxhallarët, Habipi, u ngarkua ta dërgojë vajzën në një gropë me rërë dhe ta mbyste, duke e lënë pastaj kufomën në vend. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori