15 vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit në Nepal
Teksa është cilësuar si një mrekulli nxjerrja gjallë e një fëmije 4 muajsh nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Nepal, mësohet se është gjetur edhe një 15 vjeçar pa dëmtime serioze.

Lajmin e konfirmojnë zyrtarët në Nepal, ku bëjnë me dije se një adoleshent është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kathmandu. Zëdhënësi i policisë, Kamal Sigh Bam, ka thënë se 15-vjeçari është nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Hilton Guesthouse". Drejtuesi i ekipit të USAID-it, Andrew Olvera është shprehur për mediat se 15 vjeçari ka qenë i bllokuar mes dy kateve të shembura të ndërtesës. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori