15 të vrarë nga sulmi vetëvrasës
Të paktën 15 vetë sot kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në Mogadisho të Somalisë, njoftoi policia somaleze.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi i ekstremistëve Al-Shabab, i cili është i lidhur me organizatën terroriste Al-Kaida.

Shumica e viktimave nga shpërthimi i automobilit-bombë janë civilë.

Policia thotë se bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.

Shënjestra e sulmit ishin ndërtesat qeveritare. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori