15 adoleshentë plagosen në një lokal nate në Majami
Pëlqej
Një masakër ka ndodhur në një klub nateMajami, rreth orës 1.00 të mëngjesit me orën e SHBA-së, si pasojë e së cilës 15 persona kanë gjetur vdekjen, shumica adoleshentë, madje edhe 11-vjeçarë.

Zëdhënësja e Policisë Frederika Barra tha për CNN se viktimat janë të moshës 11 -25 vjeç dhe një person është plagosur rëndë.

“Nuk jemi ende të sigurtë, – tha ajo, – nëse kemi të bëjmë me një apo me shumë goditje”.

Masakra ndodhi në një klubin e natës “The Spot” në një kohë kur një festë e madhe ishte duke u zhvilluar. Dëshmitarët thanë se ata kishin dëgjuar rreth 100 të shtëna.

Me kaq shumë njerëz të plagosur, ekipet e emergjencës ishin detyruar të vendosnin disa viktima mbi trotuar. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Jackson Memorial”.

Kreu i Zjarrfikësve, Kapiteni Ignatius Carroll tha sa ky ishte një incident me viktima në masë.”
Shtuar më 28/09/2014, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori