13 të vdekur nga sulmi në bazën e Marinës Amerikane në Washington (FOTO LAJM)

UPDATE - Policia amerikane është vënë në kërkim të dy personave të armatosur dhe të veshur me uniformë ushtarake, pas sulmit në bazën e Marinës Amerikane në "ashington, si rezultat i të cilit janë vrarë 13 dhe janë plagosur tre persona të tjerë.

Sipas policisë amerikane, sulmi është bërë nga tre persona dhe për pasojë kanë humbur jetën e janë plagosur disa persona.

Njëri nga sulmuesit është vrarë nga forcat e rendit, por policia është në kërkim të edhe dy personave të tjerë, të cilët thuhet se janë të veshur me uniforma ushtarake.

Burrat kanë kryer sulmin në njërën ndër komandat më të mëdha të ushtrisë amerikane, në orën e pikut të mëngjesit dhe shkuarjes së punëtorëve në punë.

Sipas zyrtarëve të marinës, të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë po trajtohen për plagët e marra nga armë zjarri.

Një zyrtar policor ka thënë se njëri nga sulmuesit ishte i bardhë, i veshur me uniformë ushtarake dhe rreth 50 vjeç. Njëri nga dy sulmuesit e tjerë ndërkaq thuhet të ketë qenë me ngjyrë.

Raportohet se ata ishin të armatosur më pushkë AR-15.

Dëshmitarët kanë thënë se njëri nga sulmuesit ka shtënë nga kati i katërt i ndërtesës, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se sulmuesi tjetër ka shtënë në katin e tretë.

Mësohet se presidenti Obama po informohet vazhdimisht lidhur me zhvillimin e ngjarjes.

Në këtë godinë punojnë afro 3 mijë persona. Personat që ndodheshin brenda ndërtesës në kohën e sulmit, janë urdhëruar të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të mos lëvizin.

Komanda e Sistemeve të Detit është njëra ndër pesë komandat më të mëdha të Marinës Amerikane dhe ajo financohet nga çereku i buxhetit të përgjithshëm të Marinës.

Kjo komandë ndërton, blen dhe mirëmban anijet dhe nëndetëset si dhe sistemet e tyre luftarake.
Shtuar më 16/09/2013, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori