Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.9 Rihter ka goditur Greqinë pak minuta më parë.

Mësohet  se epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në ishullin e Rodos. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë deri në Karpathos.

Për fat të mirë deri më tani  nuk janë raportuar dëme serioze material për shkak se epiqendra është regjistruan në zonën detare të ishullit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit  vlerësohet në 22 km ndërsa vendndodhja është 58 km në juglindje të Lindos. /albeu.com/