12 vajza në shtëpinë e të akuzuarit për abuzim seksual (FOTO LAJM)

12 vajza të moshës nga 6-muajshe deri në 18 vjeç janë gjetur në shtëpinë e një 51-vjeçari në Pensilvani, i cili akuzohet se ka abuzuar me të paktën njërën prej tyre për 3 vite.

Alarmin për këtë ngjarje e ka vënë një prej fqinjëve të abuzuesit, që shumë rrallë kishte vënë re praninë e disa vajzave të vogla në shtëpinë e tij.

Vajza 18-vjeçare, pas abuzimeve të Lee Kaplan, ka sjellë në jetë dy prej fëmijëve që janë gjetur në shtëpinë e të akuzuarit.

Policia ka arrestuar dhe nisur hetimet për Daniel dhe Savilla Stoltzfus, prindërit e 18- vjeçares, pasi thuhet se ajo i është dhuruar 51-vjeçarit kur ishte 14 vjeç.

Në shtëpi nuk është gjetur asnjë dokument në lidhje me viktimat e abuzimit tronditës dhe autoritetet po përpiqen të përcaktojnë identitetin e tyre dhe të zbulojnë prindërit e secilës. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori