12 të vrarë në Paris, Obama: Dënojmë sulmin vdekjeprurës
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar mesditën e sotme se dënon ashpër sulmin vdekjeprurës. 12 persona janë ekzekutuar me armë në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike 'Charlie Hebdo' në Paris dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Njoftimet e para nga Bashkia e Parisit bëjnë të ditur për të paktën 10 të plagosur rëndë, përfshi drejtorin e revistës Stephane Charbonnier dhe një polic.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është gjendur e braktisur makina e dy terroristëve. Ngjarja ka shkaktuar panik në gjithë Francën, por kryesisht gjendja më e rëndë duket në Paris. /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori