12 qershori, Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve
Qindra miliona djem dhe vajza në mbarë botën janë të detyruar të punojnë në shkelje të të drejtave themelore të lirisë, edukimit dhe shëndetit.

Shumica e këtyre fëmijëve, më shumë se gjysma janë të ekspozuar ndaj formave më të këqija të punës, të tilla si puna në mjedise të rrezikshme apo forma të tjera të punës së detyruar në aktivitete të paligjshme, si trafikimi i drogës, prostitucioni.

Organizata Ndërkombëtare e Punës filloi ditën e parë Botërore kundër Punës së Fëmijëve në vitin 2002 për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve. Qëllimi i kësaj dite, është që të shërbejë si një katalizator për lëvizjen botërore kundër punës së fëmijëve.

Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve ofron mundësinë për të marrë ndihmë shtesë nga qeveritë dhe partnerët socialë, nga shoqëria civile dhe institucione të tjera, përfshirë shkollat, grupet e grave, të rinjve ose media për fushatën kundër punës së fëmijëve. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori