“Kam diçka që s’e gëlltis dot”, Noka: Basha u mundua të më takojë, por refuzova

Deputeti Flamur Noka ka deklaruar në studion e emisionit Log në ABC se Basha ka tentuar t’i takojë atë dhe deputetin Edi Paloka në hollin e Parlamentit.

Demokrati tha se e kanë shmangur takimin me Bashën, ndërsa thekson se në atë moment i është kujtuar sesi në janar ai iu thoshte ambasadorëve se Noka dhe Berisha janë vrasës.

“Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ka ndaluar. E vërteta e vetme është që në korridor të kuvendit. Ai është në stilin e tij. Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti. Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam. Korridori ishte i gjerë.

Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Bassha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty që kishin shkuar edhe më datën 7 janar, por edhe në 9 ambasadë më ambasadë duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për ti vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar.

Mua m’u faneps një Lul së bashku me mëkëmbësen e tij duke iu thënë ambasadorëve se është në kriminel Flamur Noka. Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, tha Noka./albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 22:36