11.7 milion dollarë ndaj luftimit të SIDA-s
Në fund të konferencës dyditore dhuruese në Nju-Jork pati premtime prej 11,7 milionë dollarësh për Fondin Global ndaj luftimit të SIDA-s, tuberkulozit dhe malarjes.

Nevoja financiare e sinjalizuar është te 13 miliardë dollarë. Megjithatë shuma e premtuar mjafton për t'u dhënë miliona personave shansin për jetë, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun. Sipas tij, që prej 2002-it fondi iu ka shpëtuar jetën më shumë se 5,7 milionë njerëzve. Ban falënderoi veçanërisht dhuruesit më të mëdhenj: SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë.

Gjysma e parave përdoret për programe kundër SIDA-s, një e treta për malarjen dhe mbetja kundër tuberkulozit.
Shtuar më 06/10/2010, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori