11 viktima, tjetër tragjedi e madhe në Itali
Pëlqej
Mediat italiane bëjnë me dije se të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur në Kalabri, Itali.

Kjo tragjedi e dytë në pak ditë për shtetin italian, ndodhi ndërkohë ku një grup personash të cilët po zhvillonin një eskursion janë marrë nga rrjedha e lumit.

Ngjarja ka ndodhur në parkun natyror "Gorge del Raganello", në "Civita di Castrovillari", në provincën e Cosenza-s.

Shkak është bërë moti i keq që ka sjellë përmbytje.

Mediat italiane shkruajnë se 4 burra dhe 4 gra kanë mbetur të vdekur.

Ndërsa për 3 viktimat e tjera nuk jepen detaje lidhur me gjininë apo moshën.

Mediat fqinje shkruajnë se edhe identitet nuk bëhen të ditura. Nga ngjarja ka të plagosur ku mes tyre dhe fëmijë si dhe 2 persona të zhdukur. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2018, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori