Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një
autobusi me turistë në provincën qendrore të Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve.
”Viktimat ishin pjesë e një turi
turistik nga Ankaraja”, shtoi kjo agjenci.
Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i
autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët
anash rrugës.
Grupi
turistik po shkonte në qytetin veriperëndimor të Bursës.
Policia ndaloi shoferin e
autobusit dhe nisi hetimet e rastit. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018,
ora 16:06