Veshja e Ronela Hajatit e kopjuar? Niko Komani reagon pas akuzave nga artisti brazilian (FOTO LAJM)

Niko Komani ka reaguar pas akuzave se ka kopjuar veshjen që stiloi për Ronela Hajatin, me të cilën mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Eurovision Song Contest që u mbajt të dielën. Niko, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në festivalin evropian, shkruan se është në komunikimin me artistin brazilian.

“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjitçka është nën kontroll! Faleminderit.”, ka shkruar Komani krahas postimit në Instagram. Artisti brazilian akuzoi Nikon se i ka vjedhur stilimin pa marrë leje dhe pa i dhënë meritat e krijimit të tij.

“Kanë përdorur dizajnimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”, shkroi braziliani ndërsa publikoi një foto të Ronelës me këtë veshje dhe një tjetër që tregonte krijimin e tij.