Temperaturat disa gradë nën zero, si do të jetë moti të martën

Deri në orët e pasdites, mbetemi në dominimin e motit të vranët, i cili do të sjellë reshje kryesisht në zonat qendrore dhe jugore, por në veri do të jenë reshjet në sasi më të pakët.

Ndërsa në mbrëmje do të ketë përmirësim gradual të kushteve të motit, sipas Meteoalb, duke bërë që në orët e vona të natës pjesa më e madhe e vendit të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë celsius deri në 13 gradë celsius./albeu.com