101-vjeçarja ia doli të mundë gripin spanjoll, kancerin dhe koronavirusin

Tani në kohë pandemie, kemi nevojë për lajme të mira, lajme shprese.

Dhe një lajm që të jep shpresë për të ardhmen dhe jetën është ai i një 101-vjeçareje nga Nju-Jorku që ia ka dalë ta mundë armikun e padukshëm, koronavirusin.

Angelina Friedman, një triumfatore e vërtetë, i mbijetoi gripit spanjoll të 1918-ës, kancerit dhe tani fitoi ndaj koronavirusit.

Angelina, mposhti koronavirusin, më shumë se 100 vjet pasi nëna e saj vdiq duke lindur në bordin e një anije pasagjerësh që çonte emigrantë italianë, në Nju-Jork, gjatë valës së dytë të gripit spanjoll, shkruan Dritare.net.

Familja e saj e thërret “mbinjerëzore”, për jetën e saj të jashtëzakonshme në të cilën ajo kapërceu gripin spanjoll, abortet, kancerin, sepsën dhe tani pandeminë e saj të dytë, COVID-19.
Shtuar më 29/04/2020, ora 23:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori