100 mjekë dhe 50 orë në operacion, kaq u deshën për të ndarë binjaket me kafka të ngjitura
Binjaket 2-vjeçare me kafkangjitura janë ndarë me sukses pas tre operacioneve të vështira në një spital në Londër. Mjekëve iu janë dashur më shumë se 50 orë operacion, ku u përfshinë 100 punonjës të stafit.

Binjakët e lindura me kafkangjitura, babai i të cilëve ka vdekur, nga Pakistani erdhën për të jetuar në Londër me nënën e tyre, gjyshin Mohammad Sadat, 57 vjeç dhe xhaxhain.

Ato tani bëjnë fizioterapi të përditshme si pjesë e rehabilitimit. Nëna e tyre, Zainab Bibi, 34 vjeç, tha: -“Ne jemi në borxh me stafin e spitalit dhe duam t’i falënderojmë për gjithçka që kanë bërë”.

Binjakët e ngjitur janë raste shumë të rralla- ku prek 1 në 2.5 milionë raste në vit. Vajzat nga Pakistani lindën me kafkat dhe enët e gjakut të ngjitura me njëra-tjetrën.

Shtuar më 16/07/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori