Cassano: Scudetton e fiton Interi ose Milan

Antonio Cassano, foli për “Bobo TV” dhe komentoi garën e Scudettos në Serie A direkt pas ndeshjes midis Napolit dhe Fiorentinës.

“Fiorentina luajti një ndeshje të mrekullueshme, duke pasur parasysh se i mungonte edhe lojtari më i fortë i ekipit, Torreira. Italiano është shumë trajner i mirë dhe po bën një punë të mrekullueshme.

Megjithatë jam i zhgënjyer nga Napoli. Ata janë tashmë jashtë garës për të fituar kampionatin italian.

Ndoshta po të barazonin do e kishin ende një mundësi. Tashmë është Inter dhe Milan në dyluftim për Serie A”, u shpreh ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.04.2022 22:45