10 vjeçarja ekzekutohet me mjete torture nga ISIS pasi kishte dalë nga shtëpia pa leje (FOTO LAJM)

Një vajzë 10 vjeçare irakiane është dhunuar për vdekje një pajisje mesjetare e torturës, e lyer me helm.

Akti është kryer nga “policia morale” e ISIS-t përballë syve të nënës së saj të tmerruar. E reja e quajtur Faten, u ndëshkua për shkak se doli përtej pragut të shtëpisë së saj.

Sipas rregullave të rrepta të fundamentalistëve në qytetin irakian të Mosulit, gratë e kanë të ndaluar të lënë shtëpitë e tyre.

Agjencia ruse e lajme “Sputnik” raporton se nëna e vajzës është pyetur nga policia Hisbah nëse ajo apo vajza e saj duhet të durojnë dënimin mizor. Duke besuar se pajisja do t’i shkaktonte vetëm një “pickim”, nëna zgjodhi që vajza e saj të përballet me trajtimin, por për fat kjo i shkaktoi vdekjen, shkruan “Mail Online”.

Anëtaret femra të brigadës al- Khansa kanë prodhuar pajisjen e torturës dhe Faten gjeti vdekjen nga plagët, pohoi një dëshmitar. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori