10 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë një sulmi në një shkollë në Siri
Gjatë një sulmi me bombë në Siri, raportohet për 10 të vdekur dhe 30 të plagosur. Ky bilanc negativ ka ardhur si pasojë e një sulmi me "bombë vakum", të ndërmarrë nga ushtria siriane ndaj një shkolle fillore në rajonin Ensari të Halepit, që është nën kontrollin e forcave opozitare.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajon, mësohet se një avion luftarak i ushtrisë siriane ka bombarduar me "bombë vakum" shkollën Said el-Ensari, në rajonin Ensari të Halepit. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2015, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori