10 qytetet më të mira në botë për të jetuar nëse je grua
Gratë kanë shumë angazhime dhe gjëra për të bërë gjatë ditës, por edhe plot elementë që i diferencojnë nga seksi i kundërt! Nga hendeku gjinor tek pagat dhe standardet joreale të bukurisë, lista mund të jetë akoma edhe më e gjatë…Por, një studim i ri ka zbuluar vendet më të mira në botë ku gratë mund të jetojnë, sepse të drejtat e tyre kanë përparësi mbi gjithçka tjetër.

Lista e vendeve më të mira për vitin 2019-të nga US News & World Report ka marrë parasysh të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, barazinë në të ardhura, zhvillimin dhe sigurinë e 80 vendeve dhe i renditi ato. Kampioni i njerëzve që u përfshinë në këtë studim ishte goxha bujar, afro nëntë mijë gra u bënë pjesë e kësaj ankete. Në përgjithësi, kombet nordike rezultojnë të jenë vendet më të mira në botë për të jetuar si grua.

1.Suedia zuri vendin e parë, me renditjen e barazisë gjinore në 9.6 /10 dhe barazinë e të ardhurave në një 9.9 mbresëlënëse. Kombi skandinav shënoi edhe një 10 të përsosur për përparimin dhe zhvillimin në shumë sektor të jetës, sidomos në arsimin dhe kujdesin shëndetësor falas.

2.Pastaj vjen Danimarka, e cila kryesoi listën e vitit 2018-të vitin e kaluar. Mund të ketë rënë nga vendi i parë, por ka akoma rezultate të larta në të gjithë aspektet me barazinë gjinore në 9.1 dhe barazinë e të ardhurave në 10/10.

3.Kanadaja fitoi vendin e tretë në renditjen e vitit 2019-të duke u ngritur me tre pikë nga viti i kaluar, me sigurinë duke shënuar një 9.8 dhe barazinë gjinore në 9.1.

4.Vendi i katërt është Norvegjia, e cila është befasuese duke marrë parasysh që vendi ka një traditë të gjatë të punës intensive për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.

5.Holanda renditet vendi i pestë më i mirë për të jetuar si një grua. Ajo shënoi 10 vitet e përsosura për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut.

6.Finlanda pasoi në vendin e gjashtë me barazinë në pagë dhe sigurinë duke shënuar notat kryesore në 9.6 secila.

7.Zvicra pasoi në vendin e shtatë.

8.Australia në vendin e tetë me barazi gjinore 7.7.

9. Zelanda e Re kishte vetëm rezultatin 7.3 për barazinë gjinore.

10.Gjermania mbajti pozicionin e saj të 10-të nga 2018-ta, me një 9.8 frymëzuese për përparimin.

E nëse këto janë 10 vendet më të mira për të jetuar nëse je grua, befasues është rezultati për Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk u rendit këtë vit në dhjetë vendet e para. Ajo u vendos e 13-ta në listë pas Belgjikës dhe Luksemburgut.
Shtuar më 10/12/2019, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori