1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Wikileaks pritet të publikojë miliona dosje të reja
Wikileaks do të publikojë edhe "miliona" kabllo diplomatike të Shteteve të Bashkuara të siguruara nga kjo organizatë nga një ushtar amerikan. Në prag të festave, themeluesi i Wikileaks Julian Assange u shpreh në një deklaratë publike se do të vazhdojë të qëndrojë në ambasadë nën kërcënimin e autoriteteve amerikane, por puna e tij do të vazhdojë me publikimin e mbi një milion fotografive.

"Viti i ardhshëm do të jetë po aq i ngarkuar. WikiLeaks-i ka tashmë mbi një milion dokumente të përgatitura, për t'i publikuar. Dokumente që prekin çdo vend në botë"- tha Assange.



Ai ka bërë këto komente me rastin e 6-mujorit të ngujimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2012, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori