Presidenti i Filipineve, Rodrigo
Duterte, ka thënë sot se është ndier si i shenjtë pas bisedës telefonike me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald
Trump.
Sipas tij
Trump e ka përgëzuar se po bën një punë të mirë në fushatën e tij vdekjeprurëse ndaj drogës së jashtëligjshme.
Ai tha sot gjatë një fjalimi se
Trump i kishte thënë atij të mos brengosej për amerikanët që e kritikojnë, duke thënë se “ju [
Duterte] po bëni një punë të mrekullueshme, vazhdoni kështu,” transmeton Express.
Trump e ka ftuar atë për kafe nëse e viziton Washingtonin apo New Yorkun dhe i ka thënë se dëshiron ta dëgjojë se si
Duterte merret me mediat, kritikët dhe publikun, ka thënë
Duterte.
“Oh President
Duterte, duhet t’i ndreqim marrëdhëniet tona të këqija...ju po bëni një punë të mrekullueshme,”
Duterte ka cituar Trumpin të ketë thënë.
“Jam bërë sikur i shenjtë pas bisedës me Trumpin.” /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2016,
ora 19:14