SHBA, Romney fiton në tre shtete
Mit Romney ka fituar tre shtete në rrugën e tij për zgjedhjet e republikanëve. Kandidati ka fituar Uashingtonin, Merilendin dhe Uiskonsin duke thelluar kështu edhe më shumë avantazhin përsa i përket delegatëve nga kundërshtari i tij Rik Santorum.



”Kemi fituar kudo, është një mbrëmje e madhe.Fatkeqësisht për Amerikën, Obama mendon se po bën një punë të mirë, por nuk është aspak kështu. Ai kërkon ta shndërrojë vendin tonë në një shoqëri të bazuar në rolin e qeverisë së tij. Ne duam të kthejmë Amerikën në një vend mundësish dhe lirie ekonomike. Obama thotë se e dashuron ekonominë, por urren biznesin”, theksoi Romni në një fjalim të mbajtur në Miluoki. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori