SHBA: Fitore e madhe e demokratëve për vendet në Kongres
Albeu.com
Në zgjedhjet e djeshme për dy dhomat e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike korri një fitore të madhe, duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe sipas të gjitha gjasave edhe të Senatit.

Pas numërimit përfundimtar të votave demokratët pritet të kenë një epërsi rreth 30 kongresistësh nga gjithsej 435 ndërkaq në Senat gjitashtu pritet të kenë 51 nga gjithsej 100.

{nl}

Fitorja e demokratëve nuk u arrit ngaqë ishin aq të mirë në udhëheqjen e fushatës, por ishte dhe është ëështja e Irakut dhe jopopullariteti i luftës atje tek amerikanët që ndikoi ndërrimin e kontrollit në Kongres. Ndonëse demokratët janë deklaruar kundër luftës në Irak, nuk pritet që ata që nesër të kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve amerikanë. Megjithatë presidenti George Bush, i cili ka edhe dy vjetë në mandatin e tij, nuk do ta ketë të lehtë , si deri tani, duke pasur dy dominimin e partisë së tij republikane në dy Dhomat e Kongresit dhe duke udhëhequr vendin pothaujse pa u sifduar. Zgjedhjet e djeshme zatën u konsideruan edhe si një referendum ndaj punës së presidentit Bush dhe fitorja kaq bindëse e demokratëve shumë qartë provon pakënaqësinë e qytetarëve amerikanë me mënyrën e deritashme të udhëheqjes së vendit. Shumica demokrate potencialisht në të dyja dhomat e Kongresit do t’i mënjanojë republikanët nga postet e udhëheqëse në komisionet kyqe dhe të fillojnë të hartojnë planin e ri të punës në Kongres. Për herë të parë në historinë e pushtetit amerikan dhe të Kongresit, folëse e Dhomës së përfaqësuesve do të jetë një femër, kongresistja Nancy Pellosi, një pozitë kjo analoge me kryetarin e parlamentit në vendet me sisteme parlamentare. Pra posti i saj është i treti për nga rëndësia në pushtetin amerikan, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit, mirëpo në rastet kur dy degët e pushtetit dominohen nga parti të ndryshme, posti dhe pesha e pushtetit të saj bëhet edhe më e rëndësishme. Ndonëse zgjedhjet e djeshme nuk do të bëjnë ndërrimin e degës ekzekutive, pra të qeverisë, fitorja e demokratëve sigurisht se do të vëj një baraspeshë midis degës ekzekutive dhe ligjvënëse të pushtetit amerikan duke ndryshuar kursin e drejtimit të vendit, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në atë të jashtme që natyrisht nuk do të jetë pa ndikim edhe në zhvillimet botërore. rtk

Shtuar më 09/11/2006, ora 09:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori