Nis sot në Bjellorusi gjyqi ndaj Bjaljatskit
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet në Minsk gjykimi ndaj aktivistit të shquar bjellorus për të drejtat e njeriut Bjaljatski. I cili është arrestuar nga policia vendase për evazion fiskal.

Bjaljatski, kreu i qendrës për të drejtat e njeriut, Vjasna, u arrestua në muajin gusht dhe u akuzua më vonë për evazion fiskal, një rast që tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në shtatë vite burg dhe konfiskim të aseteve të tij.

Kolegët dhe mbështetësit e Bjaljatskit janë shprehur për mediat vendase se arrestimi i tij kishte pasur sfond politik dhe se ai ishte i pafajshëm
Në një deklaratë të martën, Human Rights Watch, ka theksuar se “me dënimin e Bjalajtaskit autoritetet në Bjellorusi, po mundohen që definitivisht ta mbyllin derën për aktivitetet e të drejtave të njeriut.”/albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori