Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Merkel irritohet me Hollande, e shtyn në tapet (VIDEO)
Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se është një “zyshe” e vërtetë për “nxënësin e ri” presidentin francez Francois Hollande. Kjo video dëshmon qartë edhe arsyet se pse media publikoi një karikaturë ku Merkeli është mësuesja ndërsa Hollande prezantohet në derë si nxënësi i ri.

Këtij të fundit, njofton Portali Albeu, jo vetëm që rrufeja i goditi avionin ndërsa po udhëtonte drejt kancelares që nuk e kishte të preferuar si kandidat në zgjedhjet franceze, por edhe i duhet që të marrë leksione protokollare nga ajo. Gjatë ceremonisë së pritjes nga kancelarja gjermane, presidenti i ri francez duket si një kukull në duart e politikanes së sprovuar, e cila gjatë gjitha ecjes mbi tapetin e kuq, e shtyn dhe e drejton si një fëmijë të vogël, të sapozgjedhurin në krye të Francës. Nga videoja duket qartë irritimi i Merkelit me Hollanden./albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori