Masakra në Florida/ Autori telefonoi policinë para sulmit
Agjencia amerikane, FBI, thotë se personi i armatosur, i cili vrau 50 vetë në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës, dje herët në mëngjes kishte telefonuar operatorin e situatave emergjente të policisë, pak kohë para se të kryente vrasje masive, dhe e ka shprehur mbeshtetjen e tij ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

FBI e identifikoi këtë person, që është përgjegjës për sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, si Omar Mateen, 29 vjeçar, i lindur në Shtetet e Bashkuara, me origjinë afgane.

Ky sulmues është vrarë nga policia, e cila ka depërtuar në klubin e natës Pulse, tri orë pasi atje kishte filluar sulmi vdekjeprurës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë sulm e ka cilësuar si “një akt terrori dhe akt i urrejtjes”. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori