Kim Jong Un vizitën e parë do ta zhvillojë në Rusi
Vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga ardhja në pushtet në vitin 2011, udhëheqësi i izoluar i Koresë së Veriut, Kim Jong Un me sa duket do të shkojë në Rusi në muajin maj.

Agjencia jugkoreane e lajmeve "Yonhap" konfirmoi se Kim do të jetë në delegacionin e Koresë së Veriut, i ftuar për ceremonitë e 70 vjetorit të fitores sovjetike mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore.

"Yonhap" citon qeverinë ruse sipas së cilës "rreth 20 krerë shtetesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut është njëri prej tyre."

Nëse Kim merr pjesë, kjo do të ishte vizita e tij e parë jashtë vendit që nga ardhja në pushtet. Por Pheniani mund dërgojë në vend të tij Kim Yong Nam, kreun nominal të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori