“Charlie Hebdo” nuk kursen as viktimat e tërmetit në Itali

Satira e revistës Charlie Hebdo nuk kursen as viktimat e tërmetit në Itali. Në numrin e fundit të revistës franceze u publikua një karikaturë me titullin: “Tërmet alla italian”.

Pamjet tregojnë dy persona të gjakosur dhe të tjerë sikur të ishte mbushur një pjatë me pasta apo lazanja ndërsa në diçiturë thuhej “ Penne me salcë,lazanja”.

Në faqen e publikuar ka edhe disa batuta: “ Rreth 300 të vdekur në një tërmetItali nuk dihet nëse tërmeti ka thirrur Allah Akbar para tronditjes.

Një ironi e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale të cilat kanë dënuar ashpër talljen.

Edhe bashkiaku i Amatrice Sergio Pirozzi i indinjuar për karikaturën por u shpreh se kjo satirë aspak e pëlqyeshme nuk i përgjigjet ndjenjave të vërteta të francezëve.

“E mirëpresim ironinë, por mbi fatkeqësitë dhe të vdekurit nuk bëhet satirë” u shpreh Pirozzi. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori