Pritet që ditën e sotme David
Cameron të takohet me liderët e Bashkimit
Evropian për herë të parë që pas votës britanike për
largimin nga unioni. Në këtë takim pritet që kryeministri britanik të diskutojë me ta implikimet e “Brexit”-it dhe rrugën që duhet ndjekur, si një formë parapërgatitjeje për samitin e Bashkimit
Evropian në Bruksel.
ndërkaq kujtojmë se më herët, liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë thanë se në këtë fazë nuk mund të ketë bisedime formale apo jo formale për
largimin e Britanisë së Madhe. Ndërsa Evropa përpiqet që të pranojë
largimin britanik,
Cameron do të marrë pjesë në një darkë pune me liderët e Be-së, pasi të takohet me presidentin e Këshillit
Evropian Donald Tusk dhe presidentin e Komisionit
Evropian, Jean Claude Junker.
Por
Cameron nuk është i ftuar në samitin e liderëve të BE-së që zhvillohet të mërkurën. Kryeministri britanik ka lajmëruar dorëheqjen e tij pasi rezultati i referendumit shkoi kundër tij. Gjatë një fjalimi,
Cameron tha se rezultati i referendumit duhet pranuar sepse është vendimi i popullit, ndërsa shtoi se po ndërtohet një njësi speciale brenda qeverisë për të krijuar strukturën e largimit të Britanisë nga BE-ja.
Por
Cameron ritheksoi se do të jetë pasardhësi i tij që do të zgjidhet në fillim të shtatorit, ai që do të vendosë për rrugën që duhet ndjekur dhe për aplikimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës. Kjo do të thotë se negociatat nuk do të nisin aq shpej sa dëshironte BE-ja, megjithëse
lideret e unionit, mes të cilëve kancelarja gjermane Anglea Merkel, thanë se qeverisë së re britanike i duhet dhënë kohë që të përgatitet. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2016,
ora 12:59