Aktorja më e mire dhe më e paguar? Dyshja tek ‘Kosherja’, 8 vite miqësi

Algiona Aga dhe Franceska Hysi treguan në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin për miqësinë  e tyre 8 vjeçare, e cila ka nisur që kur të dyja studjonin në Akademinë e Arteve. Vajzat u shprehën se shumë pak e dinë miqesine mes tyre,  dhe ato që e dinë habiten duke qenë se janë të kundërta në karakter.

Duke qenë bashkë jashtë aktiviteteve profesionale, por dhe në to, u shprehën se jane të lumtura që janë bashkë në spektaklin e të dielës “Kosherja”.

“Algi vinte nga një eksperiencë e ngjashme, për mua ishte sfidë që ta përballoja, të stacionohesha, dhe ka qenë ndihma më me madhe se si fundksionin, sa shpejt xhirohet…. Algi ka qenë mbështetje shumë e fortë që unë ta kap ritmin më shpejt”, u shpreh Françeska.

“Unë kisha bindjen se do ishim të dyja tek ky projekt. Që kur u hapën audicionet, thashë është një mudnësi për të qenë të dyja dhe mezi pres rolet me Francin”, tha Algiona.

A është paga një element që ndikon në miqësinë e tyre? Si Franceska dhe Algiona pohuan se nuk ndikon aspak në marrëdhënien që ato kanë me njëra tjetrën.

Gjatë rubrikës “Algi apo Franci” zbuluam se e njihnin shumë mirë njëra-tjetrën,ndërkohë që treguan se janë të pafat në dashuri ashtu si kuptuam që prishin para. Momenti më dramatik në miqësinë  e tyre është dehja e Francit në shtëpinë e Algit, pasi nuk kishte ujë të pijshëm.

 


Shtuar 17.11.2021 18:29