Bomba që tronditi Ankaranë, ja si hakmerret Erdogan
Avionët luftarakë turq kanë bombarduar kampet që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Irakut gjatë orëve të para të ditës së sotme, sikurse ka konfirmuar ushtria turke.

Bombardimet mbërrijnë brenda më pak se 20 orësh pasi një makinë-bombë në Ankara vrau të paktën 37 persona. Një total prej 11 avionësh luftarakë u përfshinë në bombardimet ndaj pozicioneve të PKK-së.

U goditën 18 objektiva, përfshi depo armësh dhe streha, bëri të ditur ushtria turke përmes një njoftimi, që u citua nga Reuters.
Shtuar më 14/03/2016, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori