Dopiet e Haaland, Dortmund kalon pa probleme Freiburg (VIDEO)

Borussia Dortmund ka arkëtuar tri pikë në Bundesliga.

Tw verdhwt kanë fituar jasht fushe, duke mposhtur skuadrën e Freiburg me rezultatin 4:0.

Në këtë ndeshje, më i dalluari ishte norvegjezi Erling Haaland, si dhe Reyna.

Haaland shënoi golin e parë në minutën e 31’, pas asistimit të Reyna, për të zhbllokuar kështu rezultatin.

Goli i dytë për skuadrën ‘verdhezi’ erdhi në minutën e 47’, kur shënoi mesfushori Emre Can, me asistimin e dytë të Reyna.

Haaland doli përsëri në skenë, përsëri me asistimin e Reyna, në minutën e 66’, për të çuar rezultatin në 3:0. Kurse, gjithçka vulosi Passlack, për 4:0, në minutën 93′.

Pas këtij takimi, Dortmund numëron gjashtë pikë, kurse Freiburg mbetet në kuotën e katër pikëve.


Shtuar 3.10.2020 15:37