“Mësoje Etildën të sillet me stafin”, Gjonaj përballet me drejtoreshën që e nxorri zbuluar te Rama

Një përballje pak ndryshe nga herët e tjera ka ndodhur ditën e sotme në Komisionin e Medias.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është vënë përballë me ish-Drejtoreshën e Përgjthshme të Ministrisë së Drejtësisë, Ketrin Treska.

Kjo e fundit bëri bujë pasi me anë të një e-maili, të cilin ia dërgonte kryeministri, Edi Rama e quante Gjonajn si “ministresha që s’di të sillet me stafin”.

Ketrin Treska kësaj radhe ishte në krahun tjetër të qeverisë, ajo është emëruar Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 13:01