Zanfina dhe Rezarta vendosin për bashkëpunim
Albeu.com
Dy këngëtaret e bukura, Zanfina Ismajli dhe Rezarta Shkurta, janë pajtuar për ta bërë një duet të përbashkët, ndërkohë që videoklipi i këngës pritet të jetë shumë seksi duke marrë parasysh stilin dhe figurat e tyre.

Në klipet e saja të mëparshme, Zanfina gjithmonë e ka joshur publikun, ndërsa nga ana tjetër secila këngë e saj ka qenë një risi për muzikën shqipe duke u shndërruar spontanisht në hit.

Biondja nga Durrësi, Rezarta Shkurta

Rezarta ka njoftuar për një marrëveshje të arritur ndërmjet saj dhe Genc Prelvukaj i cili do t’i menaxhojë këngët e saj. Sikurse Zanfina edhe Rezarta ka shumë fansa në Kosovë dhe Shqipëri, prandaj një bashkëpunim ndërmjet tyre do të sjellë një hit të radhës në skenën shqiptare, derisa adhuruesit e tyre mezi presin lansimin e klipit.
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori